Metamorphosis (Die Verwandlung-Transformimi) –Pjesa e III-të

 “Shqiptari duket sikur të jetë i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; ky fatalitet i dhimbshëm,  rri pezull mbi këtë popull të mjerë!” (Faik Konica -Albania 15-30 janar 1899 C).

Rrethanat e krijuara kulturore, religjioze dhe gjeostrategjike, që vijnë si rezultat i ndikimeve globalizuese, të promovuara në forma nga më të ndryshmet,  nga subjektë kryesisht të jashtëm,  realizohen në  emër të mirësisë dhe  vënies së ‘kontrollit mbi të keqen’, që në fakt në trans të pshpjeguar psikologjik,  ka kapluar   gjenin kulturor të një pjesë e shqiptarëve të një gjaku e një gjuhe. Një realitet i këtillë, tanimë kllapit  trojet dhe llojin tonë, në përgjithësi; Maqedoninë e Veriut, në një gjendje të brizhtë politike dhe socio-ekonomike,  Kosovën si shtet me orientim perëndimor dhe Shqipërinë, shtet demokratik i liruar nga prangat e regjimit komunist, në kërkim të rrugëve të mëkëmbjes ekonomike. Në kërkim të një identiteti gjithshqiptar, që përfshin të gjithë segmentet e jetës së një populli të suksesshëm, të orientuar në rrugën e mbarësisë kombëtare. E tëra kjo duket: “e bukur, e këndshme dhe reflektuese e dashurisë ndër shqiptarët e sodit!” Fatkeqsisht, në këtë kaos vlerash mashtruese që thirren në divinen dhe të shenjtën,   viktima është identiteti ynë europian.  Në rrethana të këtilla të amullisë kulturore të pëdhisur për një kohë, zakonisht është inteligjenca jonë dhe patriotët tanë, ato që  po  ‘zvarrisin këtë  mashtrim  shekullor’, që tani rrikthehet  në pavetëdije të skajshme,  të largojë dashurinë tonë për komb dhe identitet, që si tek të gjithë kombet e civilizuara, e të trasuar nga zoti  me madhështinë e tij.  Është   fati ynë që po përsëritet në milliona edicione ndikimesh,  fati i shqiptarisë europiane, që në heshtje makabre, marshon i veshur dhe i orientuar sipas nevojës  dhe  apetiteve të  ujqërve dhe hienave  të uritura skajshmërisht!  Kafshë këto, të savanasë së madhe, ku ligjet e mbijetesës, për drerë dhe drenusha  të humbura, janë gjahu  më  i lehtë.

 Gjatë historisë tonë, shërbimet e huaja,  vazhdimisht kanë qenë të identifikuara dhe të luftuara me dashuri të madhe për shpëtimin e  kombit, gjuhës dhe identitetit tonë europian.   Kjo dashuri  për komb ka  rrënjë të thella në zemrat dhe shpirtin tonë europian.  Së paku,  kështu ajo  perceptohet nga neve të udhës së kombit,  ndonëse herë pas herë,  moskokëçarja dhe moskuptimi i devijimit të pavetëdishëm nga identiteti i pastër shqiptar,  gati na  dekurajojnë duke përfshirë ketu, madje edhe  miqtë tanë të vërtetë, që i konsiderojmë shqiptarë me identitet europian,  mirë të koduar.  Në këso rrethana, na  duhet pranuar se ndjenja kombëtare e  pjesës së prekur nga ‘praktikimi i diplomacisë së butë religjioze, kulturore dhe ekonomike’,  (Soft religious, cultural and economic diplomacy),  ka anët e veta pozitive të pakta, por fatkeqsisht ato negative dhe destruktive mbi egon dhe identitetit tone të pastër shiptar, janë të shumtat.  Janë më të fuqishmet dhe më perfidet, që thellë  dhe në pamëshirë,  godasin psikën, shpirtin dhe antropologjinë dhe përfundimisht gjuhën  tonë shqiptare! A ka kush na mbron? A kemi plan, shtrohet pyetja nga shumë pak prej nesh! Kjo, ngase gjahu  mbi prenë e mjerë në savanën e rrezikshme, është i paparashikuar, theshtë, sepse prenë e mbron perëndia edhe në savanën e pamëshirshme!

Në fokus të këtij tranzcioni kulturoro-religjioz,  të udhëhequr nga “rrjeti oktopodesk i nomenklaturave dhe mekanizmave të tyre amorfe,  të shërbimeve të huaja”, jemi Ne,  ato që pësojmë më së shumti.   Në fokus është akselerimi i mëtejshëm i Metamorfozës sonë të identitetit kulturor por edhe kombëtar, ku preken pjesët më të ndijshme të tij; gjuha, veshja, sjellja, madje edhe orientimi politik, që në shumë raste, devijon nga interesat tona gjithshqiptare, si komb dhe si shtete, në synim të një bashkimi eventual në të ardhmen e afërt. Të themi, ‘famirësisht’ që kjo po përfshin një pjese akoma të vogël të llojitn tonë, do të ishte naïve dhe e papërgjegjshme, sa më s’ka! Fatkeqësisht, si për mllefin dhe inatin tonë, Metamorfoza e gjenit tonë kulturor dhe shpirtëror, është lënë në mëshirë të shërbimeve të huaja, që në emër të shpirtërores, dhe të botës përtej kësaj jete, rrënojnë egon tonë shqiptare europiane, në skajshmëri. Në këtë kontekst,  media dhe dhe rrjetet sociale, bëjnë të veten, duke arritur tanimë të përllogarisin statistikat e tyre, që janë në rritje të dukshme, në tërë trevat pan-shqiptare. 

Të tëra këto hapa të paudhësisë, nga pjesa tanimë bukur e numërt e kombit,  bëhen të kontrolluara nga  në një ‘demens kulturor religjioz dhe ekonomik’, që në formë të pamëshirshme, nga dita në ditë  tmerrshëm ndryshon qenien tonë  shpirtërore dhe gjenin tonë kulturor.  Në këtë momentum kaq të dëshpruar të rrugës që një pjesë e jona si komb po trason, në emer të fesë dhe  interesave kulturore dhe ekonomike, tërësisht në pavetëdijesi që funksionon irracionalisht, gjeostrategjia  politike e mendjeve të kombit, është plotësisht e vetëdijshme dhe kjo është shpresa që neve që verejmë që ‘ujku i kafshon gomarit gjaksorisht prapanicën, ndërsa e ky i dyti, çuditërisht nuk  thot; bëje zot ëndërr,”,  ashtu siqë në fakt tregimi e përshkruan,  por thjeshtë thot:  “mirë është kjo sepse zoti e ka shkruar”! Rrethena këto, rezonimi logjik i të cilave,   nuk mund të dekodohet nga kodeksi i të menduarit racional të shqiptarit të vërtetë të modelit ‘a la Konica’. 

Ajo  që na mungon si komb europian,   është forcimi dhe kodifikimi i një “vetëdije të qëruar gjithkombëtare”,  që do përfshinte edhe pjesën aktualisht të rrezikuar nga ndikimet që realizohen në emër të miqësive të shenjta që synojnë “krijimin e një blendimi identitar kontrolluar nga metamorfoza jonë shqiptare”, udhëhequr nga metafizika e kaosit që nuk njeh rregullat e jetës dhe gjithësisë, gjithnjë bazuar në religjionin si ‘modus vivendi’ ndër shqiptarë.   Një gjendje e këtillë, vështirë do parandalohej nga  interesat tona  gjeostrategjike, ngase në kohërat e teknologjive të informimit dhe të ‘click famës’, ndikimet e pa censoruara,  përhapen me shpejtësinë më të madhe se kurrë. Aq më tepër, një gjë e tillë do ishte e pamundur, në rrethana të funksionimit të shtetit të shitur, që aktualisht është duke na çuar drejtë krijimit të kombit me identitet të blenduar – modeli i atij  turko-arab!  Në këtë momentum, hasim në legasinë pesëshekullore, që s’do mend, nga koka e masës së pavetëdijshme, është vështirë të kualifikohet si trup i huaj, në  gjenin kulturor autokton dhe identitar të organizmit të shqiptarit që rëndë po lëngon. Quo vadis Illyricum! 

Ndërsa kulminacioni i tërë procesit, sipas   interpetimeve të  Kafkës, nga këndvështrimi ynë autokton dhe tipik për mjedisin the kompleksitetin e “ identitetit tonë kulturor”,  vë në fokus dallimin marramendës ndërmjet dy botërave  që i ndajnë  mijëra kilometra, që transformimet e bëra në kohën e Kafkës, në një farë mënyre ishin të ushtruara nga ndikime të ndryshme, ndërsa në rrethanat tona unike, Metamorfoza arrin piedestalin e saj të tjetrsimit të qenies tone kulturore, në të gjitha segmentet, pa ndonjë shtypje apo strategji komplekse të jashtme fizike,  që virtualisht dhe bazuar në koncepte religjizo-politike të  lojërave të faktorëve ne rajon dhe më gjërë, atë to ndikimeve globale të botës së shënjtë,  qofshin të afërt apo të largët, vrasin po në të njëjtën mënyrë shpirtin tonë kulturor, të cvilitur për një kohë tanimë të gjatë.

 Ajo thjesht, ndodh në “trans kolektiv dhe në qetësi macabre”, duke përfshirë me shpejtësi marramendëse komunitete të tëra, që hasen në rrugën e saj të paudhë për ne, duke  goditur  për vdejke kulturën, psikën, logjikën, emocionet, gjuhën, ndjenjat, lujet tona oligarkisë dhe kleptokracisë, lajkat tona predikuesve të vlerave religjioze dhe  pëfundimisht perëndisë, për t’u shëndruar në krijesa që funskionajnë vetëm sipas parimeve dhe vlerave  religjioze të politizuara,  të ndërtuara mbi moral dekadent e ç’përfytyrues identitar, që pas rrënies së rezhimit komunist, identitatin tonë kulturor të shiptarit europian, të rruges së trasuar nga mendjet e mëdha të kombit për shpëtim dhe thirjeve të tyre në pashpresë, janë realitretet i ynë i largimit nga egoja  jonë kulturore, ajo  identitare, që tanimë ka prekur dhe dëmtuar fuqishëm gjenin tonë psikologjik të rezonimit racional që ushtron imakt të fuqishëm  antropologjinë tonë kulturore dhe sefmentë të tjerë që shkatrojnë përsonalitetin e njeriut, qenie ligjike racionale, bazuar mbi traditën kulturën, gjuhën dhe historinë e tij  gjatë shekujve.

Përfunfimisht, Metamorfoza e Kafkës, indentifikon pjesën më të madhe të  shoqërisë gjermane të kohës, dhe transfromoin e saj në krijesë jonjerëzore që si për çudi, humb madje edhe vlerat elementare të njerit si qenie  inteligjente me identitet të caktuar.   Ndikimi i motos së  saj  në jetën e njëriut tonë, por edhe të njerëzimit, në përgjithësi, është i jashtëkohëshëm.  jetesës e ka shoqrinë e krijuar për qytetarin, shoqeri që funksionon bazuar mbi baza morale dhe mbi të gjitha mbi altruizmin dhe përforcimin e dinjitetit njerëzior, të rrënuar nga pangopësia për para, famë dhe ndikim, ligësi këto që shoqëri të ndryshme njerëzore i sollën drejt revolucioneve dhe ndryshimeve nga të cilat përfitoi mbarë njerëzimi.  Metamorfoza e persnazhit kryesor të Kafkës, pati efekt më të vogël se sa që ky fenomen i tmershëm i transformimit të qenies tonë, ngase në rrethata tona, reagimet mbi Gregorin, nuk janë të njëjta si në rastin e Kafkës! Thjeshtë, përderisa tek Kafka hasim keqardhe për shëmtinë që solli procesi në fjalë, në rrethana tona, transformimet e pësuara, janë të mirëpritura dhe si të tilla, ato paraqesin lakminë e emitimit dhe afrimit me autorët që I kemi më shumë se sa që mund të imagjinohet. 

Andaj, do të dukej qesharake, që vlerat tona si komb, që janë aq autentike dhe aq të shenjta, saqë nga ato mësuan shumë kombe dhe kultura, për të cilat, kllapia që solli ‘ metamorfoza’ jonë,  po i fshin  ngadalë, nga memorja viktimave të eksponuara në këtë betejë.  Kwto vlera të kodifikuara shqiptare, për një pjesë tanimë të madhe nga ne,  janë të eksponuara stuhisë së  pamëshirshme të këtij procesi satanik, me synim mirë të ftalluar, trullos edhe më tej,  demensin  e shqiptarit të globalizimit!   Edhe më keq, pjesa dërmuese e jona, tanimë në ‘habitatet e tyre të blendit të ri kulturoror shqiptar’, qytetet dhe lagjet tona po i shëndron në kasaba,  ku lirshëm frymon  “modeli i këtij blendi të ri shqiptarit të shekullit të ri”. Ato shtohen si këpurdhat, dhe shtrihen në trojet tona gjithadej, ndërsa shikimet dhe arrogance e aktorëve që luajnë këtë dramë makabre, reflekton arrognacë të paparë që shprehet vizualisht por shpeshherë, ke përshtypjen se një shikim ikur rastësisht, të ndez xixën e një zënke të paparashikueshe ndër vëllezër të të njëjtit gjak dhe nënë!   Zënka ndërmjet satanit dhe ëngjëllit në nivel global. Në këto kasaba të dashura, nga një pjesë bukur e madhe e jona,   të ndrëtuara sipas mdeleve arabo-turke, neve vazhdojmë të “ngelim shqiptarë”, të cvilitur në një ‘llum të blenduar  identitar’, që vështirë se dikush nga ne të rrugës së kombit, do ta pranonte! Një divergjencë çuditshme kulturore, ngulfat identitetin tonë europian! Një transformim në krijesa që në ‘demens të  logjikës irracionale’,nuk njohin arsyet  ‘sui generis’ të llojit tonë,  rreth   shëndrimit në ‘brumbuj kafkian’. Në brumbuj,  që nuk e njohin veten dhe gjenin e tyre të shqiptarit europian, pikërisht, të atij siqë e ka falur natyra jonë katërstinore europiane.

Shkruan: Prof. Dr. Florim  AJDINI

 

 

 

 

 

 

Loading...