Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, reagoi pas situatës tensionuese të protestës së sotme të opozitës së bashkuar, duke apeluar që protesta të vazhdojë në mënyrë të qetë.

“Protesta të vazhdojë në mënyrë të qetë. Shmangini konfrontimet”, porositi Meta.

Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë apeluan që të protestohet në mënyrë të qetë dhe të shmanget dhuna.

Deri më tani ka informacione për dy policë të lënduar të cilët janë dërguar në spital.

Ka informacione edhe për dritare të shkatërruara të disa dyqaneve tregtare, në afërsi të Parlamentit.

Në ndërkohë është bërë publikuar lajmi se kryeministri Edi Rama nuk gjendet në Tiranë, por se është nisur për vizitë zyrtare në Kuvajt. Ai nuk ishte në vend edhe gjatë dy protestave paraprake të popullit.

Loading...