Ashtu siç edhe është pritur, Valverde ka konfirmuar se Messi është i gatshëm për ndeshjen e së martës mes Barcelonës e Manchester United.

Javën e kaluar, në “Old Trafford”, Chris Smalling ndërhyri ashpër në 31-vjeçarin e Barcelonës dhe e përgjaki atë. Fillimisht u mendua se Leo mund të ketë thyer hundën, por testet vërtetuan që ai është në rregull pas goditjes së fortë që mori nga mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Vlaverde nuk deshi të rrezikojë me të dhe vendosi ta pushojë për ndeshjen me Huescan, ku Barça mori vetëm një pikë pasi barazoi 0-0.

Messi tani do të kthehet në aksion të martën mbrëma, Barcelona do të presë Manchester Unitedin në “Camp Nou” për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, pas fitores 0-1 në “Old Trafford”.

Natyrisht, nga minuta e parë do të hidhet edhe 10-shi magjik që po shkëlqen këtë edicion.

Ai është i vetmi lojtar në Evropë që ka më shumë gola se ndeshje. Messi deri më tani ka zhvilluar 41 ndeshje, teksa ka shënuar 43 gola. “Messi është perfekt dhe i gatshëm pas asnjë problem për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Valverde.

Loading...