Përmban edhe niacin, i njohur edhe si vitamina B3, e cila është e shkëlqyeshme për qarkullimin e gjakut dhe përmirësimin e kolesterinës së mirë, transmeton Gazeta “Zëri”.

Mishi i kuq është një burim i përsosur i të gjithë përbërësve të nevojshëm për ndërtimin e masës muskulore gjatë aplikimit të ushtrimeve trupore, sidomos për meshkujt. Një copë e mishit të kuq prej 200 gramësh përmban rreth 50 gramë proteina dhe vetëm 6 gramë yndyrë.

Duke pasur parasysh se ka vetëm 265 kalori, ky biftek është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo person që praktikon ushtrimet.

Përmban edhe niacin, i njohur edhe si vitamina B3, e cila është e shkëlqyeshme për qarkullimin e gjakut dhe përmirësimin e kolesterinës së mirë. Mishi i kuq gjithashtu përmban sasi të mirë të ushqyesve, si zink, i shkëlqyeshëm për shëndetin e prostatës, hekur, një përbërës kyç në shpërndarjen e oksigjenit në qelizat e gjakut dhe selen, i cili forcon sistemin imunitar.

Loading...