Disa javë para turneut të shumëpritur të “Spice Girls”, Mel B është një “lumë me sekrete” dhe po i nxjerr të gjitha një e nga një.
Pasi rrëfeu për marrëdhënien seksuale me shoqen e grupit, Gerin (gjë që u mohua nga ana e saj), tani në një tjetër rrëfim nga autobiografia e saj (publikuar më 2002-shin) rrëfen netët e çmendura që kanë kaluar bashkë.
“I jepnim makinës me gjoksin jashtë kur ishim në autostradë, për të qeshur, në orët e para të mëngjesit”. Sipas asaj që tregon Mel, ajo dhe Geri silleshin si një çift i mirëfilltë.
“Ndonjëherë unë dhe Geri rrinim në shtrat deri të shtunën pasdite, zgjoheshim rreth orës 2 të natës dhe e kalonim më pas kohën në “Ministry Of Sound” (një klub nate në Londër).