Fabrika japoneze e automobilave Mazda do të tërheqë nga tregu 190,000 njësi të modelit Mazda3 kompakt për shkak të defektit të fshirëseve të xhamit.

Shitësit do të zëvendësojnë modulin e kontrollit të fshirëseve të xhamit para 3 qershorit pa asnjë kompensim, raporton AP.

Në dokumentet e publikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të SHBA, kompania tha se do të tërhiqen modelet Mazda3 të prodhuara nga 2016 deri 2018.

Prodhuesi japonez shpjegoi se makinat mund të përjetojnë gjatë vozitjes rënien e fshirëseve të xhamit, por deri më tash nuk ka raporte për një gjë të tillë.

Loading...