Një trup i ri i pajetë sot në mëngjes rreth 9:45 është gjetur i vdekur në vilën e tij në fshatin Zvegover të Dellçevës. Trupi është gjetur nga Ndihma Mjekësore Urgjente e cila pas një thirrjeje telefonike është nisur në vendin e ngjarjes dhe e kishte gjetur djalin e vdekur. Mjekët menjëherë e kanë konstatuar vdekjen.

Dhjetë minuta pas ekipit të Ndihmës Mjekësore Urgjente kanë ardhur dy inspektorë dhe prokurori publik. Më pas është përcaktuar se bëhet fjalë për personin me iniciale A.Z.

Nga policia paralajmëruan informacione plotësuese për ngjarjen tragjike.

Loading...