Me ndryshimet e ardhshme të ligjeve për të punësuarit në sektorin publik dhe për nëpunësit administrativë duhet të përfshihen procedurat për punësimin dhe për avancimin e nëpunësve administrativë, si dhe pjesa për mbrojtjen e të drejtave të punësuarve, vlerëson drejtori i Agjencisë për administratë, Spase Gligorov.

Në debatin e parë publik për ndryshimet e ardhshme të dy ligjeve, sot përfaqësues nga më shumë institucione parashtruan probleme në zbatimin e tyre të deritanishëm me propozime për vendosjen e risive, me të cilat në të ardhmen do të arrihej efikasitet më i madh.

“Gjatë procedurës për punësim nevojitet racionalizim i kushteve që duhet t’i plotësojnë kandidatët që gjatë vet aplikimit për ndonjë vend të punës. Gjatë numrit të madh të procedurave u tregua se numër i madh i kandidatëve të cilët aplikojnë për punësim si nëpunës administrativë, eliminohen nga selektimi i mëtejshëm për shkaqe të ndryshme”, tha Gligorov, duke e përmendur si shembull vërtetimin mjekësor, dokument që veçmë është përfshirë me Ligjin për marrëdhënie pune.

Ai sqaroi se duhet t’i kushtohet rëndësi më e madhe provimit, të cilit e japin aplikuesit gjatë vlerësimit. Provimi, siç propozoi, duhet të jetë jashtë procedurës për punësim dhe të vlerësohet si element hyrës gjatë aplikimit së bashku me arsimimin.

Gjatë avancimit, megjithatë, propozohet kusht të jetë periudha prej dy viteve që nëpunësi e ka kaluar me titull të caktuar, e jo vendi i punës. Në komisionet për procedura disiplinore, të cilat numërojnë edhe deri 17 persona, sipas Gligorovit, duhet të anëtarësohen prej tre deri pesë persona. Tani komisionet janë më të mëdha, ndërsa numri i tyre më i vogël hap hapësirë për stërvitje adekuate dhe gatishmëri të tyre më të mirë.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski sqaroi se debati publik po ndodh para përgatitjes së draft versionit të ndryshimeve ligjore, me qëllim që në to të përfshihen propozimet e institucioneve që i zbatojnë dy ligjet.

“Dëshirojmë të konsultohemi me të gjitha palët e involvuara para se të fillojmë të shkruajmë propozime të ndryshme. Nuk do të shpejtojmë, ky është proces i cili zgjat tre-katër muaj, e pastaj do të hyjmë në procedurë”, deklaroi Mançevski.

Ai pret në qershor ligjet të hyjnë në procedurë qeveritare, e më së voni deri në shtator të votohet në Kuvend.

Loading...