Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, është zgjedhja e parë e Interit për ta zëvendësuar Mauro Icardin në verë, sipas mediave italiane.

Tuttomercatoweb raporton se Interi tashmë ka vendosur ta shesë sulmuesin argjentinas dhe beson se belgu Lukaku e ka potencialin dhe moshën për t’u bërë qendërsulmuesi kryesor i skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Unitedi i patoi plot 85 milionë euro për ta blerë 25-vjeçarin nga Evertoni në verën e vitit 2017, por sipas uebsajtit italian belgu tani vlen diku 50 milionë euro pas dy sezoneve nën nivelin e tij në Old Trafford.

Ish-sulmuesi i Evertonit përfaqësohet nga Federico Pastorello, i cili është menaxheri i anësorit të Interit, Antonio Candrevas.

Megjithatë, për ta realizuar kalimin e tij në Interit, Lukakut do t’i duhet të pranojë pagë më të ulet se 10 milionë euro në sezon, të cilën e merr aktualisht në United.

Loading...