Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale treguan se nuk dëshirojnë Gjorge Ivanov të ri, nuk dëshirojnë militant të ri që do të punojë në kundërshtim me interesat e tyre.

Vota për Gordana Siljanovskën më 5 maj është votë që të kthehet regjimi i Nikolla Gruevskit.

Vota për kandidaten e Hristian Mickoskit është votë për mbrojtje të dhunuesve dhe të dhunës nga 27 prilli.

Vota për Siljanovskën është votë për kthimin në të kaluarën e errët të ndasive, konflikteve, padrejtësisë dhe mosndëshkimit.

Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, nuk do të lejojnë që të kthehet regjimi i Gruevskit, të kthehen padrejtësitë dhe ndasitë.

Më 5 maj, qytetarët do t’i konfirmojnë ndryshimet dhe në mënyrë edhe më masive do ta mbështesin konceptin e kryesuar nga Stevo Pendarovski që qon përpara drejtë së ardhmes së BE-së dhe NATO-s.

Më 5 maj qytetarët do të zgjedhin president të ri, të vërtetë, do të zgjedhin progres. Së bashku përpara.

Loading...