VMRO-DPMNE-ja e nervozuar, në vend se të kërkojë alibi për humbjen e sigurt që e pret në zgjedhjet presidenciale që pasojnë, duhet t’i lë institucionet të bëjnë punën e vet.
Duke mos mundur të pranojë dhe të pajtohet me atë se sot institucionet, mes tyre edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit funksionojnë në mënyrë profesionale, VMRO-DPMNE përsëri tenton të manipulojë me qytetarët.
VMRO-DPMNE do të mbahet mend si parti -simbol i keqpërdorimit, frikësimit dhe presioneve. Koha kur institucionet shtetërore ishin të vendosura partiakisht ka përfunduar me largimin e VMRO-DPMNE-së.