Duhet guxim i madh për lëshim me kostum në 4.5 mijë metra lartësi, në afërsi të një aeroplani, aq më pak të realizohet ndonjë lojë.

Espen Fades nga Norvegjia, ka luajtur një lojë të rrezikshme në qiell me Daniel Ossio, në Algrave në Portugalisë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që iu afrua krahut të aeroplanit, parashutisti doli përjashta dhe ia mori nga dora lëshuesit me kostum, një banane që ia e mbante në dorë.

“Çdo gabim, do të ishte serioz. Le të themi se isha shumë i fokusuar” ka thënë Espen, për eksperiencën, që thotë se ndodhë një herë në jetë.

Momenti i duhur i lëshimit dhe përshtatja me shpejtësinë e aeroplanit, kanë bërë që gjithçka të përfundojë si ishte planifikuar. /Telegrafi/