Faton Murseli

Të nderuar maturantë, Ju tani të gjithë jeni para mëdyshjes së perspektivës Tuaj. Unë e di që disa prej jush e mendojnë madje të zymtë perspektivën në këtë shtet dhe jo rastesisht shumë moshatar Tuaj lëshojnë vendin. Por, unë dua t’ju sugjeroj diçka. Pasi që nuk ka kaluar shumë kohë nga matura ime, andaj e kam të freskët dyshimin dhe dilemën e asaj kohe.

Biles, për këtë pata botuar një shkrim “Në udhëkryqin e hamendësimeve”. Ju duhet ta vazhdoni shkollimin Tuaj, perspektiva, suksesi do të vijë pas një sakrifice e përkushtimi. Ashtu siç agjëroni muajin e Ramazanit, bëni sakrificë e përkushtoheni që të ardhmen që nuk e dijmë ta keni të mirë, ashtu duhet të sakrifikoni pak këtu në vendin e gjyshërve e baballarëve Tuaj.

Nuk duhet assesi të humb përkushtimi Juaj për të vazhduar studimet në universitet. Dhe dua t’iu rekomandoj Universitetin e Tetovës, respektivisht drejtimin e Sociologjisë. Në pamundësi për t’u takuar me të gjithë Ju personalisht, e në gatishmëri të plotë për këtë, unë ju siguroj që në UT do të gjeni kuadro të mirë të përgaditur në universitetet madje më të mira botërore, tarifat për studentët e mirë janë më të lira dhe mundësitë edhe për ta shprehurndijen tuaj edhe jashtë kufijve janë të mëdha.

Ju do të gjeni në UT profesorë që janë të gatshëm kurdoherë për ndihmë e komunikime, shumë aktivitete, konferenca e promovime, ngjarje e eventë që jam i bindur se do zgjojnë fantazinë e përparimit te secili nga Ju. Prandaj mos nguroni, hidhni poshtë të gjitha dyshimet, vazhdoni mësimin Tuaj, dhe unë jam dëahmitar e ju garantoj që do të mund të arrini qëllimet e jetës në familjen e Universitetit të Tetovës.