Sergio Ramos është lënduar në stërvitjen e së premtes dhe do të mungojë të hënën kundër Leganes.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Real Madridi ka bërë të ditur se kapiteni i tyre, Sergio Ramos, ka probleme me këmbën e majtë dhe se do të humbasë sfidën e së hënës me Leganesin, e vlefshme për xhiron e 32 në La Liga, transmeton Gazeta Express.

“Pas testeve të kryera gjatë ditës së sotme, lojtari ynë, Sergio Ramos, është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së parë në soleusin e majtë”, shkruan klubi në sajtin zyrtar.

33-vjeçari ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion dhe ka shënuar 11 gola, sezoni më i mirë në karrierë sa i përket finalizimeve

Loading...