Deklaratë Publike:

LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë si parti e djathtë dhe anëtare e Koalicionit Opozitar të drejtuar nga PD, bën thirrje që Protesta e sotme e Opozitës të jetë paqësore dhe përmbajtësore.

Protestat janë një e drejtë absolute demokratike.

E rëndësishme është që Protestat të ushtrohen paqësisht dhe përmbajtësisht.

Le të shërbejë Protesta e sotme si një moment i madh historik i një komunikimi të ri me të gjithë shqiptarët e zemëruar me keq-qeverisjen e Mafias Estetike të KM Edi Rama dhe Rilindjes.

Sot le të shfrytëzohet kjo protestë paqësore për tu thënë shqiptarëve të vërtetat e mëdha e për ti përgatitur për një udhëtim të ri vleror dhe parimor sikurse e kërkon koha, shqiptarizma dhe Perëndimi.

Sot Opozita mund ta shndërrojë këtë Protestë si rikthim në përputhmëri me Perëndimin.

Është tejet e rëndësishme që të kuptojmë se dhuna nuk na vendos përballë Edi Ramës por përballë Perëndimit.

Manifestimi paqesor dhe përmbajtësor na përputh me Perëndimin dhe së bashku me Perëndimin na vendos përballë Edi Ramës.

Tu themi shqiptarëve të vërtetën.

Dhuna nuk është as zgjidhja, as rruga e as fitorja.

Dhuna është humbja e sigurtë dhe gabimi fatal.

Koha për tu rikthyer në institucionalizëm dhe të vendosim për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të gjithë së bashku.

Le të shërbejë paqësia dhe madhështia e kësaj Proteste si pararendje e fitores së Opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryetri i LDE

Arian Galdini

Loading...