Një aksident me pasojë vdekjen e dy murgeshave ka ndodhur këtë të martë në aksin Krye Bushat të Shkodrës. Ndërkohë, mësohet se, dy murgeshat nga Kosova që humbën jetën janë, Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona të tjerë, 4 prej të cilëve ndodheshin në Fuoristradën që përplasi Audin, me të cilin po udhëtonin 3 murgeshat. Pas përplasjes, fuoristrada ka përfunduar në kanal.

Loading...