Rreth 14 për qind e të punësuarve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë në sektorin e turizmit, ndërsa rajonin vitin e kaluar e kanë vizituar më shumë se 12 milionë turistë, theksoi sot një përfaqësues i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) në takimin e agjencive turistike dhe tur-operatorë të rajonit që është mbajtur në Beograd.

Ruta e parë e quajtur “Kryqëzimi i civilizimeve” dhe i përfshin lokalitetet dhe vendet e trashëgimisë së përbashkët kulturore të periudhës romake, bizantine, osmane dhe austro-hungareze.

Ruta e dytë është quajtur “Rruga e monumenteve të Ballkanit” dhe mbështetet në artin dhe disenjin futuristik të përmendoreve kushtuar Luftës së Dytë Botërore në të gjithë rajonin.

Për secilën rutë të KRB-së në koncepton e tyre janë shënuar rreth 40 destinacione.

“Përveç trupave që menaxhojnë me lokalitetet e trashëgimisë kulturore të cilat janë institucione publike, të gjitha të tjerat ofrues të shërbimeve vijnë nga sektori privat nga i cili jetojnë 14 për qind e të punësuarve në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Snezhana Dervishkadiq, lidere e ekipit projektues për zhvillim dhe promovim të turizmit pranë KRB.

Qëllimi përfundimtar i projektit është përgatitje dhe promovim ndërkombëtar zë ofertës së përbashkët rajonale të turizmit kulturologjik dhe aventuristik me qëllim të rritjes së numrit të turistëve dhe të ardhurave në këtë degë ekonomike.

Loading...