rejtësia po vjen. Të korruptuarit do të shkojnë në burg.

Po kërkohen njerëz të pastër, të papërlyer, të zotë, të ndershëm dhe meritorë që të marin në duar fatet e Shqipërise që po vjen…”.

Është ky fragmenti i shkëputur nga një mesazh që pedagogu Arian Galdini, Kryetari i Partisë së djathtë opozitare, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë (LDE), pjesë e koalicionit të opozitës, ka publikuar pak më parë. LDE është e vetmja që ka dalë jashtë vendimit të marrë nga dyshja Basha-Kryemadhi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pritëshme vendore të 30 Qershorit.

Në tekstin e publikuar Galdini sjell dhe mesazhin që nënkryetari i Partisë Konservatore britanike, ministër në qeverinë May, i ka dërguar atij personalisht, përmbajtjen e tekstit të të cilit Galdini e sjell më poshtë së bashku me komentet.

“Ky njeri eshte Alistair Burt”, shkruan kryesuesi i LDE-së, duke vijuar:

“Doja te ndaja me ju thjesht faktin se ai si Nen/Kryetar i Partise Konservatore Britanike dhe si Minister ne Qeverine e Theresa May, me ka derguar nje mesazh mbeshtetjeje dhe inkurajimi për Levizjen tone te re politike LDE.

Konservatoret Britanike e mbeshtesin LDE si parti e djathte dhe opozitare ne Shqiperi.

Konservatoret Britanike e mbeshtesin hyrjen e LDE ne zgjedhjet lokale.

Kemi shume miq ne SHBA, BE dhe Britanine e Madhe qe duan qe ne Shqipëri të kete riperteritje te se djathtes dhe riperteritje morale ne shoqerine shqiptare.

Drejtesia po vjen.

Te korruptuarit do te shkojne ne burg.

Po kerkohen njerez te paster, te paperlyer, te zote, te ndershem dhe meritore qe te marin ne duar fatet e Shqiperise qe po vjen.

Buzeqeshni dhe gezohuni miq.

Nuk eshte koha per te menduar me per te ikur nga ky vend.

Ora e Shqiptarise po troket.

Eshte koha per te qendruar ketu e per tu perballur me kurajo per nje Shqiperi me te mire.

Te bashkohemi gjithe te miret.

Te bashkohemi per Shqiperine qe po vjen.

Do tia dalim.

Une besoj”,- shkruan Galdini në faqen e tij në rrjetet sociale.

Loading...