Justin Bieber vazhdon të flasë hapur për problemet e tij të shëndetit mendor.

Këngëtari e konsideroi këtë betejë si periudhën më sfiduese të jetës së tij.

“Të bëhem më mirë çdo ditë, të kthehem sërish mbrapa. Nuk do të ndalem kurrë së luftuari,”-tha ylli i popit në një postim në Instagram. “Periudha më sfiduese e jetës sime.”

25-vjeçari ka folur shumë shpesh me fansat e tij për problemet e shëndetit mendor.

Muajin e kaluar, Justin tha se po përqëndrohet tek vetja e tij për tu përqëndruar tek martesa e tij me Hailey Baldwin dhe të bëhet babai i duhur për fëmijët e tij.

Ai u kërkoi fansave të luteshin për të ndërsa konfirmoi edhe tërheqjen nga muzika për disa kohë.

Image
Loading...