Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas pranimit të dy raportimeve (edhe nga njëra palë edhe nga pala tjetër), punonjësit e policisë u drejtuan në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Bit Pazar dhe në vendin e ngjarjes nuk është konstatuar prishje e rendit dhe qetësisë publike.

“Ministria e Brendshme ka detyrimin për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, ndërsa punët e brendshme të Bashkësisë Fetare Islame janë punë të anëtarëve të kësaj bashkësie fetare dhe ne fuqimisht i hedhim poshtë përpjekjet e individëve dhe subjekteve politike për të përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme në këto zhvillime”, citohet në njoftim.

Loading...