Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski realizoi vizitë në degën e VMRO-DPMNE-së në Butel ku i përshëndeti anëtarët dhe simpatizantët e partisë.

“Në Butel po fitojmë. Populli është në këmbë dhe shumica e madhe janë kundër këtij pushteti dhespotik. Na duhet një milimetër më shumë për ta fituar dhespotin, të fitojë drejtësia dhe për t’iu dhënë fund të gjitha padrejtësive. Po humbasin tek anketat, po humbasin tek populli dhe shumë shepjt do të ballafaqohen me ligjin dhe të gjitha padrejtësisë të cilat qëndrojnë pas punës së tyre. Ndërsa ne në Maqedoni do të kemi triumfin e drejtësisë për të cilën luftoi populli”, theksoi Mickoski.

Ai para qytetarëve të Butelit theksoi se VMRO-DPMNE është në epërsi në raport me LSDM-në dhe profesoresha Gordana Siljanovska Davkova në raport me Stevo Pendarovskin.

“Pres se më 5 maj të dielën rezultatet do të jenë akoma më bindëse. Por, që të vijmë drejt kësaj fitore bindëse na nevojitet edhe një hap plotësues pasi vetëm milimetra nevojiten që triumfi të jetë i plotë, ta hapim derën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të fitojmë në ato zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa më pas t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”, potencoi Mickovski.

Loading...