Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester City, ka dhënë një intervistë të gjatë për BBC.

Duke folur për ndërrimin e klubeve, largimin nga Chelsea për në Bundesliga, fjalët e rënda të Jose Mourinhos – ai ka treguar edhe se si ka vuajtur shumë si fëmijë për të arritur këtu ku është sot, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari është shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë me Pep Guardiolën. Ai ishte anësor për shumë vite, por që nga viti 2016, kur Guardiola mori Manchester Cityn, luan si mesfushor.

De Bruyne thotë ndryshime i parë në jetë ka qenë si fëmijë.

Si 14-vjeçar, ai iu bashkua akademisë së Genkut, duke u larguar nga familja.

Në vitin e dytë në akademi, ai jetoi me një familje të huaj, e gjetur nga klubi, por pas një sezoni, ata thanë se nuk duan ta marrin më.

“Është për shkak të asaj që je”, nëna e De Bruyne i kishte thënë atij. “Ata thanë se ti je shumë i qetë dhe se s’mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, ishte e vështirë të lidheshin me ju”.

De Bruyne tha: “E godita topin fuqishëm në kopsht për disa orë dhe më kujtohet në një moment bërtita me zë të lartë “Çdo gjë do të shkojë mirë. Brenda dy muajve, do të jem në ekipin e parë. Pa marrë parasysh çfarë, nuk do të kthehem në shtëpi si dështak”.

Sezonin tjetër, ai u promovua në ekipin e dytë të Genkut, i cili menjëherë tregoi talentin dhe shënoi pesë gola në gjysmën e parë të një ndeshje.

“Mund ta shihni ndryshimin te të gjithë rreth klubit. Brenda dy muajsh, e fitova një vend në ekipin e parë”, tha De Bruyne.

“Është interesante mënyra se si njerëzit ju trajtojnë kur jeni duke bërë mirë”.

Familja që u kujdes për të në vitin e parë dhe refuzoi më pas sezonin e ardhshëm, ndërruan mendje dhe e kërkuan sërish atë.

“Ata me të vërtetë më lënduan. Kështu që iu thash ‘JO, ju më hodhët në bërllok. Tani jam duke pasur sukses dhe më doni?”, tha De Bruyne.

“Në fund, vetëm është dashur të them ‘faleminderit’. Ajo eksperiencë ka qenë një shtysë në karrierën time. Por, fatkeqësisht, më ka ndjekur për një kohë të gjatë”.

Loading...