Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka shumë detyra që në Kosovë të kemi një jetë siç e bëjnë qytetarët në vendet evropiane por se ajo mund të arrihet vetëm nga qytetarët e vendit tonë e jo nga të tjerët.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë inaugurimit të Qendrës BogdaniPolis, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku ishin të pranishëm rreth 1000 të rinj nga gjitha pjesët e Kosovës, priftërinj katolik dhe mysafirë tjerë.

Kryeministri tha se të gjithë qytetarët e Kosovës janë gëzuar me ndërtimin e Katedralës në Prishtinë, ndërsa, për këtë qendër ka falënderuar donatorin gjerman Renovabis, duke i thënë se Kosova dhe populli i saj nuk e harron nderin.

Ipeshkvi Dodë Gjergji, u tha të rinjve se shtetin më të mirë se sa që është do ta bëjnë të rinjtë.

Përfaqësuesi i Renovabis, Burhard Haniker u tha se Kosova është një vend me interes për ata.

Ai u ka thënë të rinjve se janë e ardhmja e Kosovës dhe e Evropës.

Loading...