Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka hedhur poshtë pretendimet për largimin e Riyad Mahrez nga ‘Etihad Stadium’.

Riyad Mahrez do të mbetet te Manchester City edhe në sezonin tjetër.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola, duke thënë se 27 vjeçari do të vazhdojë të mbetet në ‘Etihad Stadium’ edhe në sezonin tjetër.

‘Daily Mail’ gjatë ditës së hënë se raportuar se reprezentuesi i Algjerisë është i pakënaqur me minutazhën te Manchester City, dhe mund të kërkojë skuadër të re pas përfundimit të sezonit.

Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Guardiola, që ka deklaruar se klubi dhe lojtari janë të kënaqur, dhe Mahrez do te mbetet te Manchester City edhe për tri sezone.

Mahrez te Manchester City është transferuar në verën e vitit 2018 nga Leicester City.

Loading...