Guardiola ka dal kundër Gundoganit, ky i fundit kritikoi Manchester Cityn pas humbjes 1-0 nga Tottenhami në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Ilkay Gundogan tha për Sky e Gjermanisë se City nuk kishte “guxim mjaftueshëm” dhe bën shumë “gabime të thjeshta” në ndeshjen që Son Heung-min shënoi golin e vetëm në minutën e 78’.
Sipas mesfushorit gjerman, lojtarët i lëshuan ‘nervat’ dhe City ende nuk është ‘klub i madh’ për Champions League.
“Nuk pajtohem me atë, absolutisht jo”, tha ai. “Kur pranuam gol, asgjë nuk ndodhi”.
“Pjesën e dytë e kishim nën kontroll përjashtuar pesë minutat e parë”.
“Humbëm penallti, por pas saj, Sergio reagoi mirë dhe ishte mendërisht i fortë dhe ekipi ishte stabil”
Loading...