Tetëmbëdhjetë për qind më pak të vlefshme: hendeku në rrogat e burrave dhe grave në Maqedoni është tema për të cilën sot debatuan pjesëmarrësit në debat, që u mbajt në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave, me rastin e Ditës së nesërme të rrogave të barabarta mes burrave dhe grave.
Është koha të mbyllet hendeku në rroga dhe gratë të fitojnë kompensim adekuat për punën e tyre, është koha gratë të inkurajohen dhe në negociatat individuale për rrogë të kërkohen aq sa u takon burrave, është koha të vendosen vegla për evaluim të vlerës së punës dhe të barazohen pikët për punë me vlerë të njejtë, është koha të ndërpritet diskriminimi gjinor në vendin e punës, ishin disa nga porositë që i drejtuan pjesëmarrësit e debatit.
Maria Ristevska theksoi se debati organizohet me qëllim që të ngritet vetëdija publike për hendekun që ekziston mes të ardhurave të burrave dhe grave për pozitat e njejta të punës.
Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën për rroga të barabarta, i ndjekë rekomandimet në pajtim me politikat evropiane por hendeku megjithatë është evident.
Emill Kërstanovski nga Zyra e Organizatës ndërkombëtare të punës përmendi se Konventa është miratuar pas luftës së dytë botërore, vendi e ka ratifikuar, por megjithatë atë që ajo e rekomandon, ende nuk është realizuar.
Theksoi se hendeku i cili ekziston në kërkesë është ndër llojet më të dukshme, më të matshme të diskriminimit.
Në vend janë përpunuar dy hulumtime në vitet 2011 dhe 2015 tregojnë hendek, përkatësisht gratë, siç tha ai, fitojnë mesatarisht nga 18 apo 19 për qind më pak se burrat.
Nikica Mojsovska Bllazhevska, drejtoreshë ekzekutive e Maqedoni 2025 theksoi se hendeku gjinor është vetëm një element i temës më të gjerë për pozitë të pavolitshme të grave në tregun e punës.
Një pjesë e vogël e grave në vend janë aktive në tregun e punës. Vetëm gjysma e grave prej 15 deri 64 vjeç marrin pjesë në tregun e punës, si të punësuara apo të papunësuara, për burrat ajo përqindje është 70. Ajo shtoi se në BE ai hendek është 11 për qind.
Sekretaresha e përgjithshme e Sindikatës për industri, energjetikë dhe xehtari, Mare Ançeva përmendi se është mjaft me rëndësi që gratë dhe në përgjithësi punonjësit në mënyrë sindikale të organizohen, në mënyrë që të mund t’i realizojnë të drejtat e veta, mes të cilave edhe tejkalimin e hendekut të rrogave.
Dona Dimov Markovska nga Organizata e punëdhënësve theksoi se anëtaret e organizatës janë punëdhënëse, të cilat i respektojnë ligjet marrëveshjet kolektive, direktivat dhe konventat e BE-së, por megjithatë janë të vetëdijshme se implementimi dhe zbatimi për ligjet ndonjëherë paraqet pengesë për realizimin e të drejtave të barabarta të grave dhe burrave.
Përmendi se në këtë kuptim duhet të merret parasysh edhe struktura e ekonomisë, përkatësisht 91 për qind paraqesin mikro kompani, të cilat shumë shpesh nuk kanë mundësi dhe nuk kanë bërë specifikime për vende konkrete tipike të punës që mund të paraqesin pengesë për rrogë të barabartë të burrave dhe grave.