Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj tentimit për shkarkimin e Reis Ul.Sulejman Rexhepi nga disa persona të cilët në mënyrë jashtëligjore hyrën në objektin e BFI-së.

Gjorçev për këtë akuzon kryeministrin Zaev dhe deputetin shqiptar nga kjo parti Muhamet Zekiri. Ai thotë se Zaev dhe Zekiri nuk mund dhe nuk duhet ta zgjedhin kreun e BFI-së. Gjorçev thotë se BFI ka organet e saja, hoxhallarë dhe besimtarë.

Gjorçev thotë se me hyrjen e policisë në BFI, është përzierje direkte e Qeverisë së LSDM-së në punët e brendshme të BFI-së.

Loading...