Kontinenti i akullt në Polin Jugore dikur nuk ishte i tillë dhe tashmë janë gjetur fakte të reja nga studiuesit.

Shkencëtarët gjatë një ekspeditë në Antarktidë kanë zbuluar gjurmë të fosilizuar të një dinozauri të vjetër rreth 200 milionë vjet.

Gjurmët janë zbuluar nga një grup për studime të dinozaurëve, njoftoi Instituti Federal gjerman për gjeo-shkenca dhe burime natyrore (BGR) në Hanover.

Tani për tani, nuk është e qartë se për cilin lloj të dinozaurëve bëhet fjalë.

Shkencëtarët kanë gjetur një gjurmë në vitin 2016 në Tokën Victoria veriore në Antarktik, por gjetjet e tyre kohët e fundit u publikuan në revistën “Polar Research”.

“Eshtra dinozaurësh tashmë janë zbuluar në pjesën jugore të Tokës Victoria”, tha kreu i ekspeditës BGR-së Andreas Laufer, por në veri deri më tash nuk ishte zbuluar asgjë.

“Kjo ishte diçka që nuk prisnim,” tha ai.

Përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e pyjeve rreth 1,700 kilometra nga Poli Jugor.

“Kjo tregon se Antarktida, para rreth 200 milionë vjetësh, nuk ishte kontinenti i akullt siç është sot”, ka thënë Laufer.

Loading...