Marta Moreiras dhe subjektet e portreteve të saj  baballarët që bartnin foshnjat në shpinë u befasuan nga vëmendja që tërhoqi kur realizoi fotografitë e tyre në rrugët e kryeqytetit senegalez Dakar.

“Njerëzit po duartrokisnin dhe herë herë ishte paksa e vështirë për të shkrepur këto fotografi sepse ne kishim një audiencë shumë të madhe”, tha fotografja spanjolle për BBC.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse Moreiras ka filluar projektin e saj, i cili ka qenë në listën e ngushtë për kategorinë e portreteve të fotografisë profesionale që do të shfaqen në konkursin e këtij viti të Sony World Photography Awards.

Ideja erdhi tek ajo kur po vështronte në arkivin e saj të fotove, që kishte realizuar më herët në Senegal.

“Kuptova se kisha një duzinë të imazheve të nënave me foshnjat në shpinë dhe kjo është tipike për Senegalin, por unë thjesht pyesja pse nuk kisha asnjë prej burrave në të tilla foto”.

Image

Kur ajo filloi të telefononte disa persona të gjinisë mashkullore senegalezë që kishin foshnja, shumica thoshin se do t’i mbanin fëmijët në shpinë nëse ata ishin në shtëpi por kurrë jashtë.

“Ka një ndarje të madhe këtu mes hapësirave publike dhe hapësirave private…dhe i jepet një rëndësi e veçantë asaj  se çfarë mendojnë të tjerët për ju”, thotë Moreiras.

Megjithatë, studimet dhe intervistat e saj zbuluan se burrat luajnë një rol të rëndësishëm për kujdesin ndaj fëmijëve, jo vetëm sepse Dakari është i shtrenjtë dhe çiftet shpesh kanë të dy palët nevojë për të punuar.

“Por kurdo që shihni një fotografi të një fëmije, nuk shihni kurrë një baba me ta apo duke luajtur me ta ose duke i çuar në shkollë ose duke i larë ata”, tha ajo.

Kështu ajo inkurajoi të intervistuarit e saj që të realizonte portretet e tyre.

Kur ata ranë dakord për këtë, ajo iu tha atyre se do të donte që foshnjat të ishte në shpinë, në vend që të ishin në krahët e tyre edhe ata ranë dakord për këtë.

“Ne nuk e bëjmë këtë, nuk i marrim fëmijët në rrugë në shpinë”, ishte reagimi i përgjithshëm i tyre por këmbëngulja e Moreiras u pagua.

“I gjithë reagimi në rrugë ishte shumë i ftohtë, kështu që djali që unë kam qenë duke fotografuar filloi të ndihej më mirë për këtë”.

Një fotografi në veçanti pati një ndikim të madh si ai i një reperi popullor, Badou, i njohur për mazokizmin e tij.

“Ai ka një imazh publik dhe të gjithë e njohin. Është e rëndësishme në këtë projekt që disa njerëz të njohur të përfshihen në role dhe të hapin debatin për të kuptuar se nuk ka asgjë të keqe me të”, tha fotografja.

Për Moreiras, e cila ka tetë nga portretet e saj nga seria në World Photography Aëards, do të jetë një “projekt i pafund”.

“Unë jam ende duke punuar në të. Jam e lumtur që të ketë sa më shumë baballarë të tillë sepse unë besoj se për të shkatërruar këtë stereotip të nënave me foshnjat, që ne kemi parë përgjithmonë, ne duhet të sjellim të paktën të njëjtën sasi të imazheve me burra”.

Loading...