Reformat në sferat kyçe, me fokus të arritjeve në implementimin e zgjidhjeve ligjore dhe planeve për thellimin e mëtutjeshëm të përpjekjeve reformuese, si dhe suksesi i arritur në avancimin e marrëdhënieve me fqinjët ishte pjesë e temave të takimeve të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me kolegun e tij holandez, ministrin e Punëve të Jashtme, Stef Blok, me të cilin e rrumbullakësoi vizitën e punës në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Dimitrov, siç kumtoi MPJ, foli për marrëdhëniet me fqinjët dhe kthesën që vendi e arriti përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë fqinje, si shembull i rrallë për lidership vizionar në Rajon. Në atë kuptim, Dimtirov foli se hapja e procesit të negociatave inkuadruese do të thotë konsolidim i suksesit që e arritëm dhe nxitje për të vazhduar së punuari në terren vendor.

“Vendimi pozitiv do të shënojë fillim të një procesi të gjatë, ku përparimi nuk vjen vetvetiu, por është rezultat i punës së përkushtuar dhe avancimit bazik të proceseve në vend. Ne jemi mbështetës të fuqishëm të parimit ‘në mënyrë strikte dhe të drejtë’! Do të donim të vlerësoheshim për atë çka mund ta bëjmë dhe të vlerësohemi në mënyrë të rreptë. Nëse ka përparim, të ketë edhe njohje të tij. Qëllimi ynë është që Maqedoninë e Veriut ta bëjmë demokraci moderne evropiane. Atje nuk pretendojmë të arrijmë brenda natës, por përmes punës dhe përqendrimit konsekuent drejt thelbit të procesit”, theksoi Dimitrov në takim.

Loading...