Më shumë se 1 milion njerëz kanë parë në YouTube videon e një nënë të re që solli për herë të parë në jetë fëmijën e saj. Sarah Stevenson, një blogere australiane, videon e lindjes e ka ngarkuar në kanalin e YouTube. 26-vjeçarja ka prekur zemrat e miliona njerëzve që panë videon, të cilët e lavdëruan që ndau me publikun përvojën emocionale të lindjes.

Ajo kishte mbështetjen e bashkëjetuesit të saj Kurt, regjisor filmash, dhe motrës së saj Emily, e cila në fakt është një mami. Janë plot 25 minuta emocionuese, ku tregohen në mënyrë të përmbledhur 30 orët e fundit para se Sarah të sjellë në jetë foshnjen.

Loading...