Interesi i kompanive për thirrjen e garancive bashkë financiare për komercializim të inovacioneve është i madh dhe deri në mëngjes ka gjithsej 811 regjistrime dhe ngritje të formularëve të aplikacionit.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski sot deklaroi se ka interes të madh dhe ekziston mundësi thirrja të zgjerohet nëse ka numër të mjaftueshëm të aplikacioneve cilësore.

“Atë që e marrim si pyetje se a ekziston mundësia thirrja të zgjerohet përderisa kemi numër të volitshëm të aplikacioneve të mira cilësore. Përgjigja është po. Pres që në fund të thirrjes do të kemi presion pozitiv nga ekonomia e Fondit, por me këtë dhe drejt Qeverisë, jo vetëm që të shfrytëzohen të gjitha mjetet që janë në dispozicion, por këto mjete të rriten plotësisht”, tha Despotovski në deklaratën e dhënë para prezantimit të sotëm të thirrjes para anëtareve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Madhësia e përgjithshme e mjeteve në këtë thirrje është pesë milion euro prej të cilave tre milionë janë mjete nga Qeveria, ndërsa dy milionë të tjera janë siguruar nga Banka Botërore.

“Ajo që është risi në kuadër të thirrjes është se zgjerohet partneriteti i Qeverisë me kompanitë respektivisht Fondi do të bëhet partner në suksesin e rezultateve të kompanive që do t’i financojmë si start up, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, do të marrim pjesë me pesë për qind në të ardhurat e tyre vjetore pas mbarimit të investimeve. Kjo nënkupton që në afat të mesëm presim se Fondi do të gjenerojë të ardhura nga suksesi i këtyre kompanive i cili më tutje do ta investojë në programe të reja. Me atë nuk do të jemi vazhdimisht të varur prej financimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por mjetet që do t’i realizojnë kompanitë në suksesin e këtyre projekteve, ku do të munden më vonë të kthehen në ekonomi. Ky është sistem që ekziston në botë dhe duam ta zbatojmë edhe këtu”, theksoi Despotovski.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se kompanitë patjetër duhet ta përparojnë inovacionin për shkak të sfidave për zotërimin e tregjeve të reja dhe për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve që zbatohen në pajtim me trendet botërore.

Thirrja është e hapur deri më 15 maj, ndërsa është e dedikuar për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Këtë vit mund të aplikojnë edhe institucione private shëndetësore me pronësi vendase dominuese.

Loading...