Anëtari i lartë i LSDM dhe ministri i diasporës, Edmond Ademi theksoi nga Tetova se votuesit e kandidatit Blerim Reka nëse nuk votojnë për Stevo Pendarovskin, atëherë do ta tradhëtojnë konceptin e profesorit Reka, që vendi ynë të bëhet anëtar i NATO dhe BE-së, përcjellë INA.

“Nëse nuk votoni për Stevon, do ta tradhëtoni konceptin e profesorit Reka. Me bojkot apo mosdalje do ta dënoni shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Më 5 maj duhet sa më masivisht të dalim në zgjedhje dhe të zgjedhim Stevo Pendarovskin për president”, theksoi Ademi.

Loading...