Një 36-vjeçare shqiptare ka treguar për JOQ Albania se çfarë ka ndodhur me të kur ishte vetëm 17-vjeçe. Ajo tregon se e fejuan me një djalë, i cili jetonte në Angli dhe se gjithçka ishte bërë me anë të fotove dhe tre telefonatave.

Asaj i kishin thënë se djali me të cilin ishte fejuar punonte në Angli dhe se ai kishte ardhur vetëm tre ditë në Shqipëri, për të bërë ceremoninë e fejesës. Ajo tregon se pasi i fejuari i saj të nisej për në Angli humbi virgjërinë me të.

Pasi i fejuari i saj u largua për në Angli, e priti për tre vite derisa një ditë dikush i kishte sjellë vjehrrës së saj foto të nipit nga Anglia, të cilin burri i saj e kishte me një grua tjetër. Ajo thotë se vjehrra e saj dinte çdo gjë dhe se mbante peng me një gënjeshtër.

Sot 36-vjeçarja jeton në Sydney në Australi falë vëllait dhe nuses së tij, të cilët e mbështetën dhe iu gjendën afër në ato momente të vështira, por ajo që ka ndodhur ka lënë gjurmë të thella tek ajo.

Ajo tregon se ishte njohur me dikë tjetër në Facebook, por ai kishte menduar se ishte e martuar pasi kishte parë fotot e saj me fëmijët e vëllait.

Ai i tregonte se donte të martohej me një vajzë të mirë dhe virgjër, ajo tregon se nuk i tregoi kurrë dhe se ashtu siç pritej ai u lidh me dikë tjetër.

Mesazhi i plotë që ajo ka nisur në redaksinë e JOQ Albania:

“Prsh JOQ! E kam gjetur veten tek shume histori ketu, sidomos tek çunat nga Anglia, virgjeria, leket,makinat etj. am 36 vjeçe dhe jetoj ne Sydney, kur isha 17 vjeçe me fijuan me nje djale qe jetonte ne Angli,cdo gje u be me 1 foto e 3 telefonata,ai punonte thoshin dhe keshtu na erdhi vetem 3 dite ne ALB dreka e pare tek familja ime te nesermen ne tek ata, kur do iknim vjerra tha lereni vajzen se neser iken djali ta percjelli, ajo nate aty iku dhe VIRGJERIA,te nesermen djali iku,e jeta ime u be 3 dite tek prinderit 4 tek vjerra fshi e laj, e prita 3 vite. Nje dite dikush erdhi e i solli vjerres fotot e nipit nga Angli, une isha aty ajo mundohej ti fshinte por ishte situate e pashmangshme, ata dinin gjithçka dhe mua me mbanin peng me nje genjeshter, si munden 2 prinder tja bejne nje vajze kete gje. Ju kerkova te me shpjene ne shtepi vetem kaq as lot nuk derdha, kisha ngrire skisha ndjenja dhe me besoni qe nuk kisha asnje lloj ndjenje per asnje njeri deri para nje viti.( do ju a them si) Po cmendesha ne ALB vellai ishte ketu dhe nusja (engjelli i familjes) me mori me mbeshteti,mbrojti, keshilloj e mbi te gjitha me shpuri ne shkolle pagonte $30000 ne vite per mua deri sa mbarova dhe master.( isha pa pashaporte ne ate kohe)nderkohe punoja dhe tani jam manazhere me nje rroge pak me shume se $90000 ne vite, dhe ajo nuk pranon akoma asnje cent nga mua, pavareshishte qe me shtyne te ble shtepi thone ti nga shtepia tone do dalesh nuse. Sa per kerkesa per burre kam pasur plot Shqiptare/Maqedonas etj por pergjigjja ime eshte JO as te pi kafe me nje person nuk mundem komplet e ngrire si njeri pa asnje ndjenje.(ne shoqeri jam shume mire e qeshur por kur mendoj per tu martuar JO, si mund te besoj dike) dhe mos mendoni qe e kam mendjen tek ish i fijuari i kam harruar dhe fytyren vite me pare e jo me te kem ndjenja per ate. Por pasojat po i vuaj akoma,çdo gje ndryshoj, para nje viti, me bene friend dikush ne FB nuk e njihja dhe e fshiva ai e perseriste perdite, mendova ky me njeh dhe e pranoj,folem ai mendoj se isha e martuar se pa femijet e vellait ne foto ne wall dhe une e lash ta besonte pa i thene asnje gje. Flisnim si shoke, ai me shprente se kerkonte te martohej me nje vajze te mire dhe te(virgjer) dhe keshtu kalonin ditet, shprente gjera per mua,shume here me thoshte qe ne te dy po te njiheshim ne nje situate tjeter do ishim çifti perfekt, jemi shpirti binjak e se me donte shume dhe une kisha arritur qe ta doja shume dhe e dua sa mund te them vdes per ate,me beri te dashuroj, me shkriu zemren, me ktheu vetbesimin. Por ashtu siç pritej ai krijoj lidhje me dike tjeter, me zemer jam e lumtur per ate pavaresishte qe jam e sigurte qe sa une nuk do e doje asnje njeri, do kishim jete te bukur bashke. Por nuk i kam thene asnjhere te vertetet dhe nuk do ja them kurre. Ska perse kur nuk behem dote ajo qe ai do nje goce te virgjer(pavaresishte qe nuk mbaj mend asnje gje nga ajo nate kur isha 17). Cfare ironie eshte fati. Dua t’ju them diçka atyre qe postojne leke e makina, qe jane krejt pa vlere,i kam te gjitha(ndaj dhe i permenda) po fatkeqsishte nuk me sjellin lumturinë.’’

Loading...