Aktorja italiane Monica Bellucci është përfolur gjatë në media për lidhjen e saj të dashurisë me artistin 36-vjeçar Nicolas Lefebve. Ndonëse janë fotografuar shumë herë nga paparacët, së fundmi edhe në sfilatën e parë të firmës “Channel” që u zhvillua pa praninë e ikonës Karl Lagerfield, ata nuk janë prononcuar në asnjë moment për romancën e tyre.

Mirëpo, Monica ka folur për të parën herë për “Paris Match”, duke thënë se marrëdhënia e tyre po shkon për mrekulli. Ndërsa përsa i takon mundësisë për t’u martuar, ajo është shprehur: “Kur ke qenë i martuar dy herë më parë, duhet të marrësh kohë për martesën, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorcove. Le të themi që jam në fazën e kuptimit për momentin.”

Çifti frekuentohet që nga maji i vitit 2017, katër vjet pas ndarjes së aktores 54-vjeçare nga ish-bashkëshorti Vincent Cassel. Monica ka qenë e martuar më parë  (1990-1994)me fotografin e modës Claudio Carlos Basso.