Dy persona janë lënduar gjatë dy aksidenteve që kanë ndodhur brenda një dite në Vushtrri.

Në fshatin Karaqë, një person ka pësuar lëndime trupore, pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën që e drejtonte duke u rrëzuar në rrugë.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa në rrugën ‘Bahri Kuqi’, viktima mashkull këmbësor është goditur nga automjeti i pa njohur. Si pasojë e aksidentit, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Loading...