Dua Lipa tashmë është një artiste me përmasa ndërkombëtare dhe po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Ajo së fundi ka marrë pjesë në një aktivitet humanitar në ndihmë të refugjatëve sirianë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Kjo ka bërë që shumë fansa ta kritikojnë këngëtaren duke thënë se është dashur të ndihmojë vendlindjen dhe jo të tjerët.

Rreth kësaj ka reaguar 23-vjeçarja teksa ka treguar se ka hapur një fondacion të quajtur “Sunny Hill Foundation”.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, fondacioni i zeshkanes ka dhuruar vitin e shkuar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore e shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga pesë deri 10 mijë euro.

Image
Loading...