Maxim Gullit, djali i legjendës holandeze Ruud Gullit, e ka bërë debutimin e tij në futbollin profesional duke i ndjekur hapat e babait të vet të famshëm.

17-vjeçari kaloi nëpër akademinë e të rinjve të AFC Amsterdam, para se t’i bashkohej akademisë së të rinjve të AZ Alkmaar në korrik të vitit 2017, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi ka luajtur këtë sezon për ekipin U19, por bëri një hap para duke iu bashkuar ekipit të Alkmaarit, Jong, apo rezervistëve, dhe u fut nga stoli në barazimin pa gola kundër kampionit FC Twente në nivelin e dytë të futbollit holandez të hënën.
Babai i tij – fitues i Topit të Artë në vitin 1987, i cili ka luajtur për klube si PSV, Milan, Sampdoria dhe Chelsea – e shikoi nga tribunat debutimin e të birit dhe më vonë e postoi një mesazh emocionuese në Instagram.

“40 vjet (!) pasi i luajta minutat e parë për Haarlem, djali im Maxim po i ndjek hapat e mi. Nuk mund ta shpjegoj çfarë ndjenje e veçantë është kjo dhe sa krenar jam unë. Isha shumë më nervoz këtë pasdite! Pashkë që nuk do t’i harroj kurrë!” shkroi Gullit.

Loading...