Kallot janë shtresa të trasha të lëkurës që shkaktohen nga fërkimet dhe shpesh ato mund të jenë të dhimbshme. Kallot mund të bëhen në duar ose këmbë dhe janë të padëmshme, por nëse nuk trajtohen mund të infektohen. Ndërsa mjekët mund të trajtojnë kallot me mjete specifike apo me pedikyr, në shtëpi ka plot mjete rrethanore që përdoren për të trajtuar kallot.

Ja disa prej tyre:

Thërrmoni disa aspirina

Medikamenti i thjeshtë i aspirinës mund të ndihmojë për të hequr qafe kallot tuaja. Thërrmoni rreth 5 ose 6 tableta aspirinash dhe përziejeni pluhurin me lëng limoni dhe ujë. Bëni një pastë që mund të vendoset në kallot. Mbështilleni atë më pas me një peshqir të ngrohtë dhe mbulojeni me një qese plastike. Pas rreth 10 minutash, gërvishtni kallot me një gur për kallot. Nëse jeni diabetike ose keni një alergji ndaj aspirinave mos e përdorni këtë metodë.

Përdorni një paste me sodë buke

Shtimi i sodës së bukës në vaskë për këmbët tuaja mund të ndihmojë në shërimin e kallove. Mund edhe të përzieni sodën e bukës me ujë derisa të bëni një pastë dhe t’ia vendosni kallove derisa të shërohen.

Zhytini këmbët në çaj

Çaji është i mirë, i ngrohtë dhe na shoqëron gjithnjë në ditët e ftohta të dimrit por gjithashtu mund të na shërbejë për lëkurën. Kur i lani këmbët tuaja në vaskë mund të përzieni pak çaj kamomili me vaj të pemës së çajit dhe kjo do të ndihmojë lëkurën tuaj.

Fshijini kallot me miell misri

Fërkoni këmbët me miell misri për t’i mbajtur ato të thata, duke mos lejuar që të përkeqësohen dhe të infektohen më shumë. Kjo metodë gjithashtu mund të lehtësojë kallot e dhimbshme.

Trajtim me uthull

Merrni një copë pambuku, bëjeni me uthull dhe lidheni me diçka rreth këmbës suaj në mënyrë që ta lini gjatë gjithë natës. Në mëngjes fshijeni këmbën me një gur për kallot. Sigurohuni që uthulla prek vetëm kallot dhe jo lëkurën përreth.

Trajtojini kallot me ananas

Copat e ananasit kanë enzima që mund të ndihmojnë në zbutjen dhe heqjen e kallove. Vendosni një copë të vogël ananasi të freskët mbi kallo dhe lidheni me një copë leckë për ta mbajtur në vend. Kjo duhet të bëhet një herë në natë për një javë.

Përdorni aloe vera

Ju mund të përdorni një fletë aloe ose xhel të pastër të aloe verës. Aplikoni xhelin e bimës në kallo dhe mbulojeni me një fashë. Kalloja duhet të jetë mjaft e butë më pas për t’u hequr lehtësisht.

Merrni vajin nga vitaminat A dhe E

Vitaminat mund të ndihmojnë në trajtimin e lëkurës tuaj, madje edhe kur përdoren si kapsula. Merrni një gjilpërë dhe shponi kapsulën e një vitamine A ose E. Vendoseni përbërjen e tyre mbi kallon tuaj. Bëjeni këtë para se të shkoni për të fjetur dhe vazhdojeni derisa kallo të shërohet plotësisht.

Loading...