Investimi afatgjatë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore është në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal afatgjatë, si dhe sigurim të perspektivave të sigurta evropiane dhe eruroatlantike për vendet e rajonit, porositi sot nga Sarajeva sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktor Dimovski.
Dimovski,i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare kushtuar “BeH-së dhe rajonit në dritë të bashkëpunimit dhe partneritetit të NATO-s”, që u mbajt me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, e riafirmoi përpjekjen e vendit tonë për kontribut të mëtejshëm për ndërtimin e rajonit të sigurt dhe stabil.
Siç bëri të ditur MPJ-ja, Dimovski në konferencë është përgjigjur në pyetjet e të pranishmëve për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të vendit tonë në planin e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike.