Një veturë është djegur në Skenderaj, konkretisht në fshatin Prekaz i Epërm.

Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një veturë që raportohet si e djegu, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Brenda veturës së djegur është edhe një viktimë”.

Zahiti deklaroi se ende nuk dihet gjinia e as kush është viktima pasi është e djegur.

Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

Loading...