Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet janë të mirë për ne- por rezulton se disa variete janë shumë më të mira për shëndetin tonë sesa të tjerat.Lakra jeshile apo ngjyrë e vjollce

Cili është ndryshimi?

Lakra e vjollce (ose e kuqe) përmban më shumë vitamina A, hekur sesa ajo jeshile.

Lakra ngjyrë vjollce ka disa shtesa mbresëlënëse ushqyese.

Ajo përmban dhjetë herë më shumë vitamina A, e cila është jetike për shëndetin e syve, dyfishin e sasisë së hekurit dhe për shkak të ngjyrës së saj të ndritshme përmban 36 antioksidantë që tregojnë se shmangin kancerin dhe madje edhe përmirësojnë memorien.

Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës B, të cilat janë të rëndësishme për prodhimin e energjisë”.

Fituesi: Lakra e vjollce

Rrush i gjelbër apo i zi?

Cili është ndryshimi? Rrushi i zi përmban më shumë fitokemikale se rrushi i gjelbër.

“Rrushi nuk është një burim veçanërisht i dobishëm i vitaminave apo mineraleve në krahasim me frutat e tjera. Por dobia më e madhe e tyre janë fitokemikalet- ushqyesit bimor në to”, ka thënë nutritionistja Fiona Hunter.

Lëkura e errët e rrushit është më e mirë, shpjegon ajo.

Rrushi i kuq dhe i zi përmbajnë vlera ushqyese të cilat janë të lidhura me parandalimin e kancereve të ndryshme duke përshirë gjoksin, zorrën e trashë dhe mushkëritë.

Vëmendje: Rrushi që qëndron në frigorifer mund të ulë ndjeshëm nivelet fitocimike, kështu që lini ato në një tas.

Fituesi: Rrushi i zi

Mollë e kuqe apo e gjelbër?

Cili është ndryshimi? Një mollë e gjelbër ka rreth 6g sheqet më pak sesa një mollë e kuqe.

Në mollë e mesatare e kuqe mund të përmbajë deri në 23 g sheqer, përderisa ajo e gjelbër ka vetëm 17 g- më shumë se një lugë çaji.

Fiona Hunter thotë: “Mollët janë një burim i mirë i fibrave të tretshëm, gjë që ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit.

Hulumtimet nga Danimarka gjithashtu gjetën se njerëzit që hanin mollë rregullisht, kishin nivele më të larta të baktereve të mira në zorrët e tyre, ndërsa një studim nga Finlanda gjeti se ata që hanin një mollë në ditë për katër javë ulën “kolesterolin e keq” të tyre deri në 40 për qind.

Këshillë: Gjithmonë hani mollë me lëkurë. Jo vetëm që është një burim i mirë i fibrave, por gjithashtu nivelet e antioksidantëve të shëndetshëm në lëkurën e mollës janë pesë herë më të larta se në mish.

Fituesi: Molla e gjelbër

Hudhra e bardhë apo e kuqe?

Cili është ndryshimi? Hudhra e kuqe përmban më shumë alicin, e cila ka treguar se ka ulje antibakteriale, uljen e kolesterolit dhe efektet përmirësuese të qarkullimit.

“Të gjitha hudrat përmbajnë fito-kimikate që besohet se ndihmojnë në mbrojtjen kundër llojeve t caktuara të kancerit, zvogëlojnë kancerin e keq “LDL” dhe mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës”, ka thënë Fiona.

Megjthatë, varitetet e kuqe të hudhrës dhe ato të vjollce ofrojnë deri në tre herë më shumë alicin, një përbërje biologjikisht aktive që formohet kur hudhra është e prerë.

Këshillë: Duhen rreth dhjetë minuta për të formuar një shtresë të plotë të hudhrave, prandaj është mirë të lini për pak kohë të ulet, para se ta shtoni në gatim.

Loading...