Ministrja e Punës dhe Poliitkës Sociale Milla Carovska sot në Berovë në takim me të punësuarit në Qendrën për punë sociale, pensionistë dhe me qytetarë i sqaroi përfitimet nga pakoja e ligjeve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për personat me pengesa.

“Institucionet duhet të bëhen servis i qytetarëve, ndërsa atë e mundësojmë me reforma të shumta në sistemin për mbrojtje sociale të cilat janë në votim në Kuvend. Me ligjet për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve i përparojmë të drejtat e personave me pengesa. E rrisim përfshirjen e fëmijëve të cilët do të shfrytëzojnë shtesë arsimore dhe fëmijërore për 20 herë dhe me ndihmë sociale i sigurojmë personat e moshuar të cilët nuk kanë kurrfarë të ardhura”, ka thënë ministrja Carovska, kumtoi MPPS.

Në takim është biseduar për përmirësimin e kushteve për kujdes të personave të moshuar dhe personave me pengesa, rritje të të drejtave sociale, rritje të pagave dhe reformave sociale, ishin temat e vizitës së sotme të punës të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në Berovë.

Carovska gjatë vizitës në Berovë ka mbajtur takim edhe me kryetarin e komunës Xvonko Pekevski dhe i kanë vizituar Qendrën ditore për personat me nevoja të veçanta, shtëpinë e vogël grupore dhe Shtëpinë për persona të moshuar “Ivan Vllashki”.