I vetë shpalluri Ulema i BFI-së, Skender Buzaku, i cili është emëruar në këtë funksion me vendim gjyqësor, thotë se nuk duhet të ngritën tensione dhe se nuk duhet të demonstrohet dhunë që të ushtrohet funksioni në BFI, por emërimet dhe shkarkimet do të rrjedhin në rrugë institucionale.

Buzaku thekson se posedon vendim gjyqësor dhe se i njëjti është i plotfuqishëm dhe i shpallur në Gazetën zyrtare me çka, siç tha ai, Rexhepi nuk ka të drejtë ankimimi.

Sipas Buzakut hapësirat e BFI-së momentalisht janë të uzurpuara dhe se sot fillimisht do të kërkojë asistencë nga autoritetet për të ushtruar detyrën e re, në ndërkohë do të dorëzojë kërkesë deri te policia financiare që të hetojë punën në BFI dhe të vërtetojë situatën faktike.

Buzaku shtoi se asgjë nuk zgjidhet me tensione dhe se i njëjti nuk është këtu të fyejë por të shpërndajë dashuri dhe të bashkojë njerëzit dhe të kryejë misionin e BFI-së.

Ai theksoi se BFI-ja nuk guxon të përzihet në politikë, sepse e njëjta nuk është parti poltike por bashkësi fetare.

Drejtoria e policisë financiare sot ka pranuar kërkesën për kontrollim financiar në BFI. Nga drejtoria demantojnë se është kryer ndonjë inspektim në hapësirat e BFI-së.

Loading...