Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili i ka dhënë mbështetje kandidatit të pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Rekës, mbërmë në tubimin e tyre në Saraj është bërë edhe fotograf i Rekës.

Siç shihet në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale Billall Kasami ka bërë fotografi Rekës me disa anëtarë të BESËS dhe ASH-së, përcjell TS.

Ndryshe kandidatura e Blerim Rekës për president të shtetit e ndihmon VMRO-DPMNE përkatësisht kandidaten Gordana Siljanovska. Qëndrimet e fundit publike të të dy kandidatëve nxjerr në pah afërsinë e tyre dhe strategjinë për të izoluar vendin dhe për të penguar anëtarësimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. SIljanovska në një postim në rrjetet sociale shkruan ku ka komentuar debatin e parë në mes kandidatëve për president ka dhënë se voton për Blerim Rekën, përcjell TS

“ Në mëngjes e pash anketën dhe tash dëgjojë se e kanë e fshi. Edhe pse është fshi unë dua të jap votën time për kundër kandidatin Blerim Mendoj se ishte më mirë prej 11 për qind”, ka shkruar në Tuiter SIljanovska.

Ndryshe qëndrimet e Rekës dhe Siljanovskës janë të ngjashme. Reka mbrëmë theksoi se ai personalisht është angazhuar për mos ndryshimin e emrit të vendit./TS/

Loading...