Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale po hyn në ditën e tretë dhe se dy kandidatët Stevo Pendarovski i koalicionit qeveritar dhe LSDM si dhe Gordana Siljanovska – Davkova e VMRO-DPMNE-së janë të fokusuara për të tërhequr vota shqiptare.
Pendarovski thotë se fokusi i tij është evident në raport me shqiptarët dhe se programi i tij garanton një shoqëri për të gjithë, pa ndarje në baza etnike.
“Është shumë e lehtë, nëse duam të fitojmë vota me retorikë nacionaliste, është shumë e lehtë për ta bërë. Nëse unë tani së bashku me shokët dhe shoqet e mia këtu fillojmë të themi se Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe me ato fraza patriotike, ne do të mbledhim 1 milion vota por shtetin nuk do ta kemi më. Andaj koncepti “Bashkë përpara”. Ose së bashku do të shkojmë përpara ose nuk do ketë ditë të mirë për askënd”, theksoi Pendarovski, përcjellë Alsat-M.
Me të njejtën retorikë është edhe Siljanovska-Davkova.
“Unë votuesve shqiptarë iu ofroj atë që u ofroj edhe votuesve maqedonas, turq, romë, serb, vlleh e boshnjakë. Mendoj se këtu kanë nguruar, frika që të dalin të votojnë, shtypjet partiake nga partia që është në koalicion për kandidatin konsensual ose për shkak të bindjeve të tyre. Në rrethin e dytë ata do ta japin votën e tyre për atë që i trajton si qytetarë e jo si numër njerëzish për tregti për interesa partiak. Me rëndësi unë besën e jap dhe e ruaj, e jo si dikush që manipulon me besën për gjithë këto vjet”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
Derisa opozita shqiptare me kandidatin Blerim Reka morën rreth 80 mijë vota dhe janë deklaruar se nuk do të bëjnë tregti me këto vota, partitë e koalicionit presin dalje më të madhe të shqiptarëve në përkrahje të Pendarovskit në raundin e dytë më 5 maj.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();