Është mbyllur pas katër orësh para Kryeministrisë dhe Parlamentit, protesta e opozitës së bashkuar.

Kryedemokrati në fjalën e tij mbyllëse para selisë së Partisë Demokratike është shprehur se largimin e Edi Ramës kusht i panegociueshëm, fundi i tij është firmosur dhe vulosur nga populli Sovran.

“Sot të 9 protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranziotore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja doli dot. Megjithë sfidën e motit ne ja dolën të mbanim sot në 13 prill protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendimin tonë për ti shkuar betejës deri në fund. Qeveria kriminale e Ramës e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe oligarkëve sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj qytetarëve protestues. Asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Largimin e Edi Ramës kusht i panegociueshëm, fundi i tij është firmosur dhe vulosur nga populli Sovran.”

Flower

Loading...