Më shumë se një dekadë pas ekzekutimit, Saddam Husseini ka ndikim të madh në jetën e një njeriu.

Inxhinieri detar në Indi nuk e fajëson gjyshin e tij që ia vuri emrin e diktatorit irakian 25 vjet më parë. Por, pasi u refuzua në  intervista pune rreth 40 herë, ai ka zbuluar se emri i tij është arsyeja pse ata nuk duan ta punësojnë – edhe pse emri i tij është paksa më ndryshe – shkruhet Hussain, jo Hussein.

Pra, ai është Saddam Hussain, që do të thotë se emri i tij dallon për vetëm një shkronjë nga ish-udhëheqësi irakian Saddam Hussein.

I lodhur nga refuzimet ai shkoi në gjykatë për ta bërë emrin e tij Sajid. Por procedurat e burokracisë po shkojnë ngadalë – dhe po kështu edhe  kërkimi i tij për një punë.

Në kolegj ai ishte student shumë i mirë  dhe pothuajse të gjithë shokët e gjeneratës së tij tashmë kanë gjetur punë, por kompanitë po e largojnë atë. “Njerëzit kanë frikë të punësojnë mua,” citohet të ketë thënë  një herë ai.

Megjithatë ai nuk është i vetëm në këtë gjendje të vështirë dhe mund të ndjehet më pak i dëmtuar nëse krahasohet me Saddam Husseinët e Irakut, të cilët ndjehen të mallkuar që mbajnë emrin e një diktatori brutal.

Loading...