Arsenali e ka mposhtur në udhëtim Watfordin me rezultat minimal 1-0

Klubi nga Londra, Arsenali ka shënuar një fitore shumë të rëndësishmë ndaj Watfordit me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Aubameyang.

Auba realizoi golin e fitores në minutën e 10-të pasi shfrytëzoi gabimin e portierit Ben Foster.

Watfordi zhvilloi një lojë të mirë ani pse ishte me një lojtar më pak pasi Troy Deeney në minutën e 11-të u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me bërryl Lucas Torrerian.

Pas kësaj fitore, Arsenali tani kthehet në pozitën e preferuar, të katërtën, me 66 pikë të grumbulluara pas 33 xhirove.

Loading...
Global