Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit në Shqipëri, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe DVP Elbasan ka bërë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi të një 28-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, Bledar Ibrahimi.

Bledar Ibrahimi i arrestuar të martën nga Drejtoria e Antiterrorit në zbatim të kërkesës së Interpol Romës që e dyshon atë si përkrahës të terrorizmit dhe si pjesë të celulave të ISIS.

Ndaj 28 vjeçarit në 15 prill Interpoli e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar, sipas një vendimi të Prokurorisë, e cila e akuzon për pjesëmarrje në organizate terroriste.

Ibrahimi ishte deportuar nga shteti italian si person me rrezikshmëri të lartë për rendin dhe sigurine publike ne vendin ku ai jetonte prej tete vitesh, pasi mendohet te jete perfshire ne organizata terroriste ne ketë vend dhe ne Egjipt.

Menjëherë pas dëbimit nga Italia në muajin mars të këtij viti, Ibrahimi që njihet me nofkën “profesori” është kthyer në qytetin e Elbasanit ku edhe u krye arrestimi i tij me qëllim ekstradimin.

Më herët për të, Corriere della Sera ka shkruar një artikull në të cilin përmendet emri virtual i 28-vjeçarit, Jahja Ibrahimi.

Sipas këtij artikulli Bledar Ibrahimi më herët kishte studiuar në Egjipt, prej nga ku u debua per fondamentalizem.

Më tej dyshohet se ka patur kontakte me persona të arrestuar apo luftëtarë të ISIS. Për këtë fakt i riu nga Elbasani e ka të ndaluar të hynte në vendet e Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme.

Loading...